2 të vrarë dhe 1 i plagosur në Teksas

Dy persona kanë mbetur të vrarë nga të shtënat me armë në një kishë në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa një person i tretë është dërguar i plagosur në spital.

Ngjarja, sipas asaj që raportojnë mediat ndërkombëtare, ndodhi mëngjesin e kësaj të diele në West Freeway Church of Christ, pranë Fort Worth.

Një prej viktimave humbi jetën në vendngjarje, ndërsa tjetri rrugës për në spital. Autoritetet nuk kanë dhënë detaje se kush qëndron pas këtij sulmi.

Megjithatë një dëshmitar i tha New York Times se autori kishte vrarë një roje të sigurisë së kishës, përpara se të qëllohej nga një tjetër pjesëtar i sigurisë. Sipas të dhënave, autori është në mesin e të vrarëve./tvklan.al