Një person mbeti i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së shtunës në Fier. Ngjarja ndodhi në një pikë bastesh, në rrethana ende të paqarta.  I plagosur nga kjo ngjarje mbeti 32-vjeçari Arbër Jakupaj. Ai u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Rreth orës 21:25 në afërsi të Prefekturës është plagosur me armë zjarri A.J, 32 vjeç, banues në Fier, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve. Paraprakisht dyshohet se shtetasi i plagosur dhe autori janë konfliktuar në një pikë basti. Policia ka shoqëruar disa persona për t’u marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen”

, thuhet në një njoftim paraprak të policisë.

Në vendin e ngjarjes, grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe zbardhjen e plotë të saj.

/tvklan.al