Dy persona kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së një 63- vjeçari në fshatin Grudë të Shkodrës.

Burime nga policia bëjnë me dije se rreth orës 12:40, dyshohet se vëllezërit A. K. 37 vjeç, dhe N. K. 28 vjeç, kanë qëlluar me armë drejt banesës së shtetasit Gj. M.

Nga të shtënat nuk ka pasur asnjë të lënduar, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe arrestimin e autorëve. /tvklan.al