Të shtëna me armë janë regjistruar në Shkodër në lagjen “Qemal Stafa” rreth orës 18:00. Nga të shtënat me armë është dëmtuar vetrata e një lokali në lagje. Fatmirësisht nuk ka asnjë person të lënduar.

Policia thotë se u qëllua me armë zjarri nga një person ende i paidentifikuar.

Nga veprimet paraprake hetimore të kryera nga grupi hetimor në vendngjarje është gjetur një gëzhojë.

Policia po vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e autorit. /tvklan.al