Dy nxënës kanë mbetur të plagosur pasi një person i armatosur hapi zjarr në një shkollë të mesme në Maryland të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Policia amerikane thotë se nga përleshjet me armë humbi jetën autori, i cili nuk është identifikuar ende. Është e paqartë nëse ai humbi jetën pasi u qëllua nga roja i kampusit universitar apo u vetëvra.

Sa u përket të plagosurve, një vajzë 16-vjeçare është në gjendje kritike, kur një djalë 14 vjeç është jashtë rrezikut.

Një muaj më parë, një nxënës në një shkollë të mesme në Florida vrau 17 persona, duke ngjallur reagim të madh në publik sa i përket ligjit të armëve në SHBA.

/tvklan.al