Spartak Beqaraj u qëllua në këmbë nga një prej fqinjëve

Një 45-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë pasditen e sotme, pas një sherri të çastit në zonën e Astirit në Tiranë.

Ai është Spartak Beqaraj, i cili ka marrë plagë në këmbë, ndërsa gjendet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17 e 45 minuta, dhe nga burime pranë policisë së mësohet se ai është konfliktuar me një nga fqinjët e tij, i cili në sherr e sipër ka nxjerrë armën dhe e ka qëlluar atë në këmbë.

Menjëherë më pas autori është larguar nga vendngjarja, ndërsa policia ka rrethuar zonën dhe punon për kapjen e tij.

Tv Klan