Tiranë/Një konflikt me dy drejtues mjetesh, ka bërë një njëri prej tyre të nxjerrë armën e të qëllojë në ajër.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur gjatë pasdites, në rrugën “Njazi Meka”, Allias.

Me të marrë telefonatën në numrin e emergjencave 112, rreth orës 18:30, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 4 dhe skuadra Shqiponjat.

Në vendin e ngjarjes ata kanë gjetur njërin prej personave të përfshirë në konflikt, personin me iniciale Q. C., i cili ka deklaruar se ishte konfliktuar me një drejtues mjeti tjetër dhe ky i fundit kishte qëlluar një herë në ajër me armë zjarri.

Policia ka gjetur një gëzhojë, ndërsa janë ngritur pikat e kontrollit dhe po punohet për kapjen e drejtuesit të mjetit tip Ford./tvklan.al