Të paktën 8 persona janë plagosur në kampusin e Universitetit të Ohio në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një person i armatosur ka hapur zjarr në drejtim të studentëve, ku si pasojë  e të shtënave janë plagosur 8 persona dhe njëri prej tyre është në gjendje kritike për jetën.

Zyrtarët e kampusit u bënë thirrje njerëzve që të shmangin frekuentimin e kësaj zonë dhe ata persona që janë brenda të mos lëvizin deri në një njoftim të dytë. “ Të shtënat me armë kanë nisur në një laborator, dhe më pas ne kemi dëgjuar sirenat e policisë, ka raportuar një student për CNN.

Por, nuk kanë munguar dhe statuset në rrjetin social Twitter, të studentëve të tjerë që kanë qenë në vendngjarje./tvklan.al