Të shtëna me armë zjarri raportohen të kenë ndodhur mbrëmjen e sotme në Velipojë. Burime paraprake bëjnë të ditur se ngjarja ndodhi në afërsi të një kompleksi.

Me të shkuar në vendin e ngjarjes, policia është vënë në ndjekje të personave që dyshohet se hapën zjarr dhe gjatë ndjekjes në pyll ka kapur një prej tyre, i cili ishte larguar me makinë.

Aktualisht vijon puna për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje dhe për sqarimin e rrethanave të saj. Deri më tani nuk raportohet për persona të plagosur./tvklan.al