Të shtëna me armë zjarri raportohen në zyrat qëndrore të Youtube në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Policia amerikane thotë se po i përgjigjet të shtënave me armë nga një person i paidentifikuar. Raporte të pakonfirmuara bëjnë me dije se personi që po qëllon me armë është një grua. Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie. Ndërsa autoritetet i kanë bërë thirrje njerëzve që të mos afrohen në zonën ku po zhvillohet ngjarja.

Sipas shtypit amerikan, 4-5 persona janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Nuk ka informacion të mëtejshëm mbi gjendjen e tyre, por thuhet se disa prej tyre u plagosën gjatë tentativës për t’u larguar nga godina./

tvklan.al