Një person ka qëlluar me armë në ajër rreth orës 19:00 në fshatin Topojë të Fierit. Sipas policisë, autori ka qëlluar në ajër nga një makinë.

Ai është identifikuar dhe uniformat blu janë vënë në ndjekje të tij. Nga të shtënat me armë zjarri nuk ka persona të lënduar.

Shkaqet e kësaj ngjarje janë të paqarta. /tvklan.al