Të shtëna me armë u raportuan mbrëmjen e së martës në aksin rrugor Gjirokastër – Lunxhëri pas një konflikti mes dy personave.

Mësohet se Bilbil Lluka 35 vjeç nga fshati Shtëpëz ka qëlluar me armë në drejtim të 35-vjeçarit Krenar Brahimi nga Lazarati.

Për fat të mirë, nga të shtënat nuk pati të lënduar. Autori i dyshuar ka qenë nën shoqërinë edhe të një personi tjetër me iniciale D.Sh. 24 vjeç. Të dy u larguan me makinë nga vendngjarja pas konfliktit. Ata janë shpallur në kërkim nga uniformat blu.

Policia gjeti dhe sekuestroi një gëzhojë pistolete në vendin ku u qëllua me armë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme hetimore. /tvklan.al