Plumba armësh janë qëlluar ndaj disa shqiptarëve në Greqi duke lënë të plagosur një prej tyre. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në Kato Patisia të Athinës. Sipas policisë ka patur shkëmbim zjarri mes shqiptarëve dhe një gjeorgjiani.

E gjithë skena ka ndodhur në orën 20:00. Shqiptari po udhëtonte me 2 bashkëatdhetarë të tjerë në një makinë. Ai arriti të largohej nga vendngjarja, por është plagosur pasi ndodhej në sediljen e prapme të mjetit.

Makina u ndalua nga autoritetet, ndërkohë që personi në fjalë, u dërgua në spital. Dy shqiptarët e tjerë, një burrë dhe një grua, u përpoqën të arratiseshin pasi ndodhi ngjarja, por u ndaluan nga policia dhe ndodhen në komisariat për të dhënë dëshminë e  tyre.

Një person tjetër është përfshirë në incident, por arriti të ikte. Policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e plota të plagosjes.

Kathimerini shkruan se plagosja mund të ketë ndodhur për shkak të një përplasje mes dy grupeve të huajsh. /tvklan.al