Një sherr për motive të dobëta ndërmjet dy vëllezërve V.X e K.X dhe një personi tjetër me iniciale E.B ka përfunduar me të shtëna arme. Policia njofton se nga ngjarja që ndodhi në Korçë rreth orës 13:10, një prej vëllezërve ka qëlluar me pistoletë në ajër.

Nga ngjarja nuk ka të lënduar. Mësohet se pasi e shkrepën armën në ajër, vëllezërit e hodhën në tokë pistoletën dhe u larguan nga vendi i ngjarjes.

Forca të shumta policie janë vënë në ndjekje të dy autorëve të dyshuar të ngjarjes dhe po punojnë për kapjen e tyre. Shtetasi E.B, është shoqëruar në  ambientet e Komisariatit për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./tvklan.al