Sulme terroriste në Vienë, disa të vrarë dhe të plagosur

Sulme terroriste në Vienë, disa të vrarë dhe të plagosur

21:21 02/11/2020

Austria është tronditur nga disa sulme të dyshuara terroriste mbrëmjen e të martës. Aktet, të cilat janë konsideruar si terroriste, kanë ndodhur në 6 zona të ndryshme të Vienës, sipas policisë.

Disa persona raportohet që të jenë vrarë, e disa të tjerë të jenë plagosur. Në mesin e personave të plagosur ka edhe oficerë policie.

Ministri i Brendshëm i Austrisë i ka konsideruar ngjarjet si sulme terroriste dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin transportin publik dhe të mos qëndrojnë në zona të ekspozuara.

Nga policia austriake thuhet zyrtarisht se kanë qenë disa persona të armatosur në zona të ndryshme të Vienës që kanë hapur zjarr ndaj qytetarëve. Dyshohet që 7 persona të jenë vrarë dhe shumë të tjerë të plagosur.

Ndërkohë që një aksion i gjerë policor është zhvilluar në qytet për të arrestuar autorët. Dyshohet që disa prej tyre të jenë vrsrë nga forcat policore, e të tjerë të jenë arrestuar.

Në qendrën e qytetit janë ngritur postblloqe të shumta. /tvklan.al





Të ngjashme