Dhjetë njerëz kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një kompleks apartamentesh në San Bernardino të Kalifornisë, raportin CNN.

Tre nga të plagosurit janë në gjendje kritike për jetën, tha zëdhënësi i policisë së San Bernardino, Richard Lawhead.

Ai tha se të shtënat ndodhën në një kompleks banesash dhe të gjithë të plagosurit janë të rritur.

Lawhead tha gjithashtu se oficerët morën një telefonatë që raportonte për ngjarjen dhe sipas dëshmitarëve janë dëgjuar 15 të shtëna.

Deri më tani nuk është arrestuar asnjë person lidhur me ngjarjen dhe nuk dihen shkaqet e saj.

/tvklan.al