Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e kësaj të hëne në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 4 të qytetit bregdetar dhe dyshohet se shkak ishte një konflikt çasti.

Sipas informacioneve të Klan News dyshohet se është plagosur një 25-vjeçar me inicialet A.T.

Policia ka bërë të mundur kapjen e autorit, shtetasin E.B.

Burime paraprake nga policia thonë se:

Më datë 22.03.2021, rreth orës 19:20, në lagjen nr.4, Durrës, dyshohet se pas një konflikti të çastit, është plagosur në dorë me armë zjarri shtetasi A. T., 25 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e autorit, shtetasit E.B.

Në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës janë shoqëruar disa persona.

Klan News