Disa burgje në Francë kanë qënë shënjestër e sulmeve me armë zjarri.

“Janë bërë përpjekje për të frikësuar stafin në disa burgje, duke filluar nga djegia e automjeteve deri te gjuajtja me automatik,” konfirmoi Ministri i Drejtësisë Gerald Darmanin (Zherald Darmanë) në platformën X.

Incidenti më i rëndë ndodhi në qendrën e vuajtjes së dënimit në Toulon (Tulo), ku persona të armatosur hapën zjarr, duke goditur disa herë objektin.

Autorët e këtyre sulmeve nuk janë identifikuar ende, por zyrtarët qeveritarë theksojnë se vala e sulmeve vjen pas goditjes së autoriteteve të drejtësisë ndaj bandave kriminale, duke përfshirë konfiskimet rekord të kokainës të kontrabanduar nga Amerika e Jugut.

Jo vetëm kaq por në Francë ligjvënësit janë gati të miratojnë një ligj të ri gjithëpërfshirës kundër trafikut të drogës që do të rriste kompetencat e policisë dhe do të krijonte një zyrë të re prokurorie për krimin e organizuar.

Klan News