Të shtëna armësh kanë ndodhur në zonën “Eksarxia” në qendër të qytetit të Athinës mbrëmjen e sotme.

Dëshmitarët nga vendngjarja kanë thënë se dëgjuan breshëri kallashnikovi. Mediat greke raportojnë se nga të shtënat në qendër të kryeqytetit nuk ka të lënduar. Forca të shumta të policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë nisur kërkimet për autorët që qëlluan me breshëri.

Kujtojmë se pak ditë më parë u qëllua me armë para zyrave të partisë PASOK dhe shënjestër dyshohet se ishin punonjësit e policisë.

/tvklan.al