Një qytetar ka njoftuar Policinë e qytetit të Durrësit, pasi rreth orës 17:05, në lagjen nr 17 ka konstatuar se automjeti i tij i parkuar në afërsi të një lokali, kishte pësuar disa dëmtime.

Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe nga hetimet paraprake dyshohet se këto dëmtime  ndaj makinës së  53- vjeçari me inicialet A.J. mund të jenë shkaktuar me armë zjarri.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve./tvklan.al