Të shtëna me armë zjarri në Holandë, disa të vdekur

Të shtëna me armë zjarri në Holandë, disa të vdekur

20:55 09/09/2019

Disa persona janë qëlluar për vdekje në qytetin holandez të Dordrecht, afër Roterdamit. Referuar mediave vendase, të cilat citojnë policinë mësohet se tre persona kanë gjetur vdekjen e menjëhershme.

Incidenti ndodhi rreth orës 6 pasdite me orën lokale të kësaj të hëne në lagjen Heimerstein të qytetit.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie. Mësohet se ngjarja ka ndodhur brenda një shtëpie private./tvklan.al

Të ngjashme
UKT