Konflikti për një vend parkimi në Kamëz dyshohet se është bërë shkak i përplasjes fizike mes dy personave, që ka përfunduar në plagosjen me armë zjarri të njërit prej tyre.
I dëmtuari është 25-vjeçari, Mikel Xhetani, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës, ku po merr ndihmë mjekësore.
Ndërkohë policia vijon verifikimet për identifikimin dhe kapjen e autorit i cili u largua menjëherë nga vendngjarja pas plagosjes.
Tv Klan