Të shtëna me armë zjarri raportohen në zonën e Laknasit në kryeqytet.

Mësohet se ka ndodhur një sherr për motive banale në një loakl mes dy të rinjve të cilët më pas kanë qëlluar në ajër me armë zjarri. Fatmirësisht nuk ka të plagosur nga kjo ngjarje. 

Policia ka sekuestruan edhe kamerat e sigurisë për të hedhur më shumë dritë mbi arsyet e konfliktit.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka shoqëruar dy të rinjtë./tvklan.al