45-vjeçari u gjet në rrugë nga kalimtarët, ka marrë një plumb

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e së shtunës në Kuçovë teksa një person, i identifikuar si Admir Bejo mbeti i plagosur me armë zjarri. Policia bëri të ditur se 45-vjeçari, banues në lagjen 1 Maji në Kuçovë, u gjet nga kalimtarët e rastit i gjakosur në rrugë dhe u transportua prej tyre në spital ku po merr ndihmën mjekësore.

Rrethanat e kësaj ngjarje janë ende të paqarta, ndërsa burime nga Policia e Kuçovës bën të ditur se Bejo ka marrë një plumb në trup. Forca të shumta të policisë mbërritën në vendin e ngjarjes, ndërsa nisën krehjen e zonës si dhe grumbullimin e provave që mund të ccojnë në zbardhjen e kësaj ngjarje.

Bejo nuk është një emër i panjohur për ubiformat blu, pasi në 2007 ai dyshohet se së bashku me vëllanë e tij Ilija Bejon, kanë tentuar që të vrasin 2 vëllezërit Ardian dhe Saimir Kundja.

Ngjarja ndodhi teksa dy vëllezërit Kundja ishin duke dalë nga hyrja e pallatit në të cilin jetonin. Pas të shtënave, dy autorët që menduan se i lanë të vdekur shënjestrat e tyre, u larguan me shpejtësi nga vendngjarja, por vëllezërit e plagosur u dërguan në spitalin e qytetit dhe mundën të shpëtonin.

Ndaj një nga pistat ku po heton prokuroria është pikërisht edhe kjo ngjarje.

Tv Klan