Të shtëna me armë zjarri në Mullet

Foto ilustruese

Të shtëna me armë zjarri në Mullet

20:39 31/07/2020

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e kësaj të premteje në Mullet, Tiranë.

Sipas policisë, rreth orës 18:45, salla operative është njoftuar se në Mullet një shtetas dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe është larguar me shpejtësi me një mjeti tip “Foristradë”.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si edhe për identifikimin dhe kapjen e autorit. /tvklan.al




Të ngjashme