Një sherr mes dy fqinjëve u bë shkak për një plagosje me armë zjarri pasditen e kësaj të shtune në Tiranë. Ngjarja ndodhi rreth orës 17:35, në Rrugën e Elbasanit.

Në një njoftim zyrtar për mediat, policia e Tiranës tha se i plagosur nga kjo ngjarje mbeti 47-vjeçari Xhevahir Kolaveri. Ai ka marrë plagë në këmbë dhe është dërguar në spitalin e Traumës, për ndihmë mjekësore. Sa i takon autorit të dyshuar, ai është identifikuar si Amarildo Kamberi. Aktualisht, policia po punon për kapjen e tij.

Në foto i plagosuri, Xhevahir Kolaveri
Në foto i plagosuri, Xhevahir Kolaveri

Ndërkohë, sipas gazetarit Besar Bajraktaraj, shkak për këtë ngjarje mësohet të jetë bërë një konflikt banal mes fqinjëve. Konflikti dyshohet se lindi për shkak të një vend parkimi në zonën ku palët banojnë.

“Më datë 17.02.2024, rreth orës 17:35, në Rrugën e Elbasanit, Amarildo Kamberi, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin Xhevahir Kolaveri rreth 47 vjeç, (fqinj me njëri-tjetrin), i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë po vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar”, tha policia e Tiranës në një njoftim paraprak për mediat./tvklan.al