Një 37 –vjeçar mbeti i vrarë në një atentat në zonën e Lungomares, në Vlorë. Ngjarja ndodhi rreth orës 21:20 minuta.

Viktima është Marjen Xhaferaj, alias Marjen Omeri, 37 – vjeç, baba i tre femijëve. Ai gjendej jashtë ambienteve të lokalit të tij kur është qëlluar me të paktën 6 plumba.

Dëshmitarë në vendin e ngjarjes thanë se kishin parë dy persona që e goditën me pistoletë nga një distancë e afërt.

37 – vjeçari ka mbetur i vdekur në vend, ndërsa autorët janë larguar në këmbë në drejtim të Ujit të Ftohte, ku dyshohet se i ka pritur një makinë që i ka larguar jashtë qytetit.

Burime të Policisë së Vlorës thone se krimi mund të ketë lidhje me një ngjarje të ndodhur dy vjet më parë në afërsi të portit të Durrësit, ku ka mbetur i vrarë nipi i Omerit.

Por nuk përjashtohen as pistat e tjera që mund të kenë lidhje me konflikte të kohëve të fundit apo me të shkuarën e viktimës.

Policia ngriti postblloqe në hyrje dhe dalje të qytetit, ndërsa forcat e ndërhyrjës së shpejtë dhe efektivë të policisë kriminale kanë nisur kontrollet në zonat ku dyshohet se janë fshehur autorët. TV KLAN