Mbrëmjen e sotme, rreth orës 22.00 në qytetin e Vlorës, janë dëgjuar të shtëna me armë.

Ngjarja ka ndodhur pranë Universitetit “Ismail Qemali” në lagjen “Skelë”, duke shkaktuar panik tek kalimtaret.

Mësohet se krismat qenë pasoje e një konflikti mes dy personave. Policia sqaroi se është qëlluar tre herë me pistoletë dhe se ka shpallur në kërkim autorin e ngjarjes.

Konflikti nisi për shkaqe banale, sqaroi policia.

Tv Klan