Të shtëna me armë zjarri u raportuan gjatë orëve të pasdites së kësaj të marte në qytetin e Vlorës. Burime zyrtare të policisë thonë se ngjarja ndodhi rreth orës 18:56, pranë shkollës “24 Maji”.

Një person mësohet se qëlloi një herë në ajër me armë zjarri pas një konflikti të çastit. Nga verifikimet e deritanishme policia thotë se nuk ka persona të dëmtuar.

Shërbimet e Policisë po krehin zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit që ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./tvklan.al