Kosovë-Dy persona janë plagosur, pas të shtënave me armë zjarri në afërsi të shkollës së mesme “Sami Frashëri” në Prishtinë, përkatësisht në rrugën Ibrahim Lutfiu.

Lajmin për Radion Evropa e Lirë e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë e Kosovës.

Ahmeti ka thënë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, duke shtuar se të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

“Personat e plagosur janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë njësitet policore janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar”

, ka thënë Ahmeti.

Ende nuk dihen arsyet e të shtënave, ndërkaq Policia tashmë ka nisur hetimet për këtë ngjarje./REL