Një 60-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Mamurras. I plagosuri është me iniciale M.L. nga fshati Gjorm. 60-vjeçari është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje  kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, teksa vijon puna për zbardhjen e plotë të  rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e policisë dhe FNSH po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve. /tvklan.al