27-vjeçari dhe kalimtarët e rastit i shpëtojnë plumbave

Një 27-vjeçar dyshohet se ishte në shënjestër të një atentati të dështuar, të ndodhur mbrëmjen e së hënës në Vlorë. Burime zyrtare të policisë thonë se ishte vetë i riu me iniciale M.F, i cili kallëzoi se një person ende i pa identifikuar, i cili lëvizte me makinë, qëlloi me pistoletë në drejtim të tij.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në lagjen Partizani të qytetit bregdetar. Fatmirësisht as 27-vjeçari dhe as kalimtarë të cilët po kalonin aty në atë moment nuk kanë pësuar dëmtime.

Autoritete policore shkuan në vendngjarje dhe nisën punën për zbardhjen e ngjarjes në fjalë./tvklan.al