Një 30-vjeçar i ka shpëtuar plumbave këtë të hënë, teksa udhëtonte me makinë. Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur rreth orës 12:30, në rrugën e fshatit Vukatanë në Shkodër.

Burime zyrtare të policisë thonë se 30-vjeçari me iniciale F. H., banues në fshatin Dobraç, udhëtonte me makinën e tij “Hyundai”, kur persona ende të pa identifikuar e qëlluan me armë zjarri.

Me të shkuar në vendin e ngjarjes, autoritetet policore shoqëruan disa persona dhe dyshohet se mes tyre mund të jenë edhe autorët e ngjarjes.

Ndërkohë, vijon krehja e zonës dhe grupi hetimor po vijon punën për fiksimin e çdo prove që mund të shërbejë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Nga të shtënat nuk ka asnjë person të lënduar./tvklan.al