Ngjarja pas mesnate në Yrshek të Tiranës

Persona të pa identifikuar dhe për shkaqe të panjohura hapën zjarr në drejtim të një kompleksi në Yrshek të Tiranës. Ngjarja ndodhi rreth orës 00:35, në rrugën dytësore Tiranë-Vorë.

Burime zyrtare të policisë sqarojnë se autorët kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një kompleksi në pronësi të 49-vjeçarit me iniciale E.Ç..

Nga ngjarja raportohen vetëm dëme materiale. Autoritetet hetimore po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve./tvklan.al