Policia e Tiranë thotë se ka marrë një denoncim, se persona të paidentifikuar kanë hapur zjarr në drejtim të një shtëpie. Sipas denoncimit që u bë nga vetë i zoti i shtëpisë, ngjarja ndodhi gjatë orëve të natës, në fshatin Lundër. Shkaqet e ngjarjes ashtu sikurse edhe autorët nuk dihen. Policia thotë se po punon për zbardhjen e saj.

“Më datë 17.05.2021, shtetasi Sh. B., kallëzon se gjatë natës, në fshatin Lundër, persona të paidentifikuar, dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në fasadën e banesës së tij. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve”, thotë policia në një njoftim për media./tvklan.al