SHBA-Një masakër me armë në një bar në jug të Kalifornisë i ka marrë jetën 12 personave dhe ka plagosur të paktën 15 të tjerë. Mes viktimave është edhe autori, një 29-vjeçar i cili u vetëvra pas rrethimit nga policia në vendngjarje.

Sulmi ndodhi gjatë natës, në barin ku dhjetëra studentë ishin mbledhur për të festuar me muzikë Country. Dëshmitarët thanë se sapo hyri në derë, agresori hodhi një bombë tymuese dhe më pas nisi të qëllonte me pistoletë në drejtim të të pranishmëve. Identiteti i tij ende nuk është bërë publik nga policia.

Të rinjtë që ndodheshin në festë thanë se autori ishte i veshur me të zeza dhe qëlloi drejt tyre më shumë se 30 herë. Shumë prej tyre u fshehën ku të mundnin për t’u shpëtuar plumbave. Hetuesit po punojnë për zbardhjen e motiveve të ngjarjes. Presidenti Trump shprehu ngushëllime për familjet e viktimave ndërsa lavdëroi reagimin e efektivëve të policisë reaguan në kohë për të shmangur të tjera viktima.

Tv Klan