Të paktën 12 persona u plagosën gjatë të shtënave me arme në një bar në Toronto, Kanada. Ngjarja ndodhi pranë qendrës së qytetit Scarborough.

Gjashtë persona janë në gjendje të rëndë shëndetësore pas sulmit. Të plagosurit janë të moshave nga 20 deri në 50 vjeç. Policia ka deklaruar se bëhet fjalë për tre autorë të dyshuar të cilët janë shpallur në kërkim nga policia.

Ndërsa Kryebashkiaku i Torontos në një reagim për ngjarjen tha se është hapur një hetim për incidentin.

Klan News