Australi- Një person humbi jetën dhe 3 të tjerë u plagosën nga disa të shtëna me armë në një klub nate në Melburn.  Viktima është njëri prej truprojave të klubit të natës, që sipas mediave australiane është ndër më të famshmit në Melburn.

Ndërsa të plagosur, mbetën dy truproja të tjerë dhe një i ri që priste në radhë për të hyrë.Ende nuk ka asnjë të arrestuar për këtë ngjarje, për të cilën përjashtohet pista e sulmit terrorist.

Autoritetet dyshojnë se autorë të ngjarjes janë bandat e motoçiklistëve.

Tv Klan