Një person mbeti i vrarë mbrëmjen e kësaj të enjteje në Pisa të Italisë. Sipas të dhënave të para në mediat italiane ngjarja ndodhi në Sasso Pisano, pjesë e komunës së Castelnuovo di Val di Cecina.

Mësohet se të shtënat ndodhën në rrugë, mes një grupi shqiptarësh, megjithatë rrethanat e ngjarjes momentalisht nuk janë të qarta. Edhe identiteti i viktimës nuk bëhet ende i ditur.

Mediat e vendit fqinje shkruajnë se e gjithë zona është rrethuar nga autoritetet policore, të cilat deri më tani kanë qenë të rezervuara në dhënien e informacioneve. Po ashtu, nuk përjashtohet mundësia që të ketë persona që janë arratisur nga vendi i ngjarjes./tvklan.al