Të shtënat me armë zjarri në Shkodër, Policia: U qëllua drejt një 30-vjeçari



Të shtënat me armë zjarri në Shkodër, Policia: U qëllua drejt një 30-vjeçari

13:02 21/02/2021

Policia e Shkodrës ka sqaruar ngjarjen e ndodhur sot në lagjen “Skënderbeg”. Në një njoftim për mediat, autoritetet sqarojnë se ngjarja ka ndodhur në afërsi të një pikë karburanti dhe është qëlluar me armë zjarri në drejtim të  automjetit  që drejtohej nga një 30-vjeçar, por nuk u lëndua askush.

Ndërkohë sipas Klan News, shënjestër e atentatit ka qenë Taulant Pepaj, i cili është me precedentë penal.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë së Shkodër dhe FNSh ku janë vënë në ndjekje të autorëve. Njëkohësisht janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e qytetit dhe vijon krehja e zonës  për  kapjen e autorëve të dyshuar.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër po vijon veprimet  për sqarimin e rrethanave./tvklan.al







Të ngjashme