Socialistët do të mbledhin këtë të shtunë Asamblenë Kombëtare. Vendimi i është komunikuar Grupit Parlamentar të kësaj force, por pa i njohur me axhendën që do të këtë ky forum drejtues i selisë rozë.

Në mbledhjen me të zgjedhurit socialistë kryeministri ka folur sërish për ligjin e miratuar të enjten në Kuvend, qq rikthen tq drejtën e industrisë se riciklimit për të importuar disa lloje mbetjesh nga jashtë.

Mësohet se kryeministri ka akuzuar sërish Partinë Demokratike, se po shfrytëzon ndjeshmërinë e qytetarëve për të bërë politikë me këtë ligj, ndërsa sipas tij asnjë nga këto akuza nuk ka bazë./TV KLAN