Opozita s’pranon postin e nënkryetarit të kuvendit

VMRO-DPMNE-ja opozitare, paralajmëron se nesër do të marrë pjesë në seancën parlamentare për zgjedhjen e kabinetit të ri qeveritar dhe se do të votojë kundër.

“Absolutisht se do të marrë pjesë dhe do të votojmë kundër. Në këtë debat kemi më mijëra arsye për të debatuar me kuadrot kriminale të LSDM-së. Qeverinë që e ka propozuar Zaevi është e korruptuar, kriminale dhe me një sërë skandalesh”.

VMRO-DPMNE-ja as do të propozojë por as që do t`i pranojë nënkryetarët e Kuvendit, duke e quajtur numrin prej 5 nënkryetarëve si tregëti me funksionet. Nga ana tjetër, lideri i LSDM-së Zoran Zaev është kundërpërgjigjur se nëse VMRO-DPMNE-ja heq dorë nga e drejta për nënkryetar Kuvendi, këtë do ta bëjë edhe LSDM-ja.

“Nëse VMRO-DPMNE-ja tërhiqet edhe ne do ta bëjmë të njëjtën për të lënë hapësirë për partitë më të vogla, që të jetë numri më i vogël. Me kujdes dëgjova deklaratën e tyre. Thanë se nuk e pranojnë propozimin e Zaevit. Do të shohim se si do të veprojnë. Përgjegjësia na takon të gjithëve”.

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, për të shtunën ka thirrur seancën ku duhet të zgjidhet qeveria e të mandatuarit Zoran Zaev.

Qeveria e 11-të Maqedonisë së Veriut, sipas ligjeve, duhet të zgjidhet deri të dielën në mesnatë. Qeveria zgjidhet me shumicë të thjeshtë, respektivisht me 61 vota. 

Klan Macedonia