Ka nisur me emocione dhe plot të papritura ‘reality dating show’ i parë në Shqipëri, ku vajzat konkurrente të ‘Love Story’ në Klan, kanë surprizuar Saimirin, biznesmenin shqiptar që jeton në Gjermani dhe ka vendosur të gjejë dashurinë e jetës në vendin e tij të lindjes.

Me një buzëqeshje emocionuese në fytyrë, Ariana e nisi takimin e parë me Saimirin me fjalët “të solli avioni apo re nga qielli, ndërsa Saimiri, teksa e falenderoi për komplimetin, tha se e solli avioni.

Arjana u shpreh se kishte shumë emocione, gjë që reflektohej edhe në sytë e saj, por Saimiri duke i mbajtur duart, i tha se do mundohet që ta bëjë të ndihet më komode.

Teksa e komplimentoi për veshjen, protagonisti i “Love Story” vuri re një detaj në flokët e Arianës, lulen e kuqe.

“Dukesh fantastike. Me këtë lulen në flokë dukesh si ato kërcimtaret spanjolle”, shprehet Saimiri.

Duke pohuar që është një e tillë, Ariana dhe Saimiri shijuan edhe një kërcim sëbashku, duke e shoqëruar me disa përafime të ngrohta.

Ariana, një vajzë 26-vjeçare nga Elbasani, është trajnere personale për zumba dhe kërcime.  Ajo shprehet se misioni i profesionit të saj është t’i bëjë njerëzit të ndihen gjithmonë të bukur dhe në formë. Prej vitesh jeton në Greqi, por sa herë ka mundësi rikthehet në vendlindje.

Ajo thekson se ky është një moment shumë i rëndësishëm për të, pasi ka ardhur për të gjetur partnerin e jetës./tvklan