Ekspertët: 40% e të qenit i lumtur është në dorën tonë, frut i veprimeve që ndërmarrim

Lumturia mund të mësohet e të kalitet. Ky është rezultati i një kërkimi të zhvilluar së fundmi nga bashkëpunimi i dy universiteteve italiane, Sapienza i Romës dhe Universiteti i Trentos.

Duket se njeriu mund të stërvitet dhe të mësojë të jetë i lumtur, ose të pakten i gëzuar. Konfirmimi pra mbërrin kësaj radhe nga shkenca dhe një vëzhgim 9-mujor mbi një grup të gjerë vullnetarësh, të cilët duhet të respektonin një plan të bazuar në formimin mendor dhe kulturor, përfshirë këtu praktimimi i meditimit, mbajtja e një ditareje dhe njohuri të gjera mbi filozofinë.

Lumturia është frut i ekulibrit të brendshëm, që është kompleks dhe mjaft i vështirë për ta ndërtuar. Pas ndjekjes së programit, në testet e kryera rezultoi se në fund të programit të gjithë vullnetarët kishin një ndryshim të dukshëm në përmirësimin e mirëqënies psikologjike, vetëbesim të shtuar, reduktim të ankthit, stresit dhe mendimeve negative.

Ekspertët theksojnë se për të qenë i lumtur, janë të shumtë faktorët që ndikojnë. Por 40% është në dorën tonë dhe është frut i veprimeve. Për këtë mund të stërvisim veten për të qenë më të qetë dhe të jetojmë në harmoni me veten dhe të tjerët.

Klan News