Në “Talk Love Story” është diskutuar në lidhje me operacionet plastike dhe për këtë janë pyetur vetë konkurrentet e këtij formati dashurie. Secila ka treguar nëse ka bërë ndërhyrje kirurgjikale apo jo. Po ashtu është “testuar” në studio Kristina në lidhje me format e saj seksi, që i kanë bërë fansat e programit të jenë dyshues në lidhje me natyralitetin e saj.

Eni Shehu: Për Kristinën është një dilemë që na shoqëron të gjithëve ne këtu. Të lutem a mund të vish, të të shohim pak? Edhe ndjekësit pyesin a i ka të vetat, a i ka të bërë…

Daniela: Të t’i preku Kristina?

Eni Shehu: Ermiri që punon në një klinikë estetike, mund të vish ta testosh?

Ermiri: Kristina është bërë me palestër dhe janë mëse natyrale.

Kristina: Është një shembull që duhet dhënë. Kam qenë 53 kilogramë dhe nuk shëndoshesha, falë sportin dhe ushqimit të mirë, shtova 10 kilogramë.

Eni Shehu: Dhe i vure atje mbrapa? (qesh)/tvklan.al