Rëndohen pozitat e Kevin Spacey për ngacmime seksuale ndaj meshkujve.

Pas deklarimit të aktorit Anthony Rapp, se Spacey e ka ngacmuar seksualisht kur ishte 14 vjeç, producenti dhe regjisori Tony Montana tha se ylli i “”House of Cards” e ngacmuar në një bar në Los Angeles në vitin 2003. Montana rrëfeu se pas asaj ngjarjeje pësoi stres post-traumatik.

Por regjisori nuk është i vetmi që del hapur kundër dy herë fituesit të çmimit Oskar. Edhe aktori meksikan Roberto Cavazos deklaroi se Spacey vazhdimisht ngacmonte meshkujt në kohën kur luanin në teatër dhe kjo ka ndodhur vitet e fundit. Mjaftonte të ishe një djalë nën të 30-ave dhe ai ndihej i lirë të të prekte. Ka shumë prej nesh që kanë një histori të tillë, por të tjerë kanë frikë të dalin publikisht, tha aktori meksikan.

Pak ditë më parë Kevin Spacey pranoi publikisht se është homoseksual dhe kërkoi falje për rastin e Anthony Rapp, një ngjarje e ndodhur 30 vjet më parë, të cilën ylli hollivudian tha se as që e mban mend.

Pas skandalit rreth ngacmimit seksual nga ana e Spacey-t, Netflix, produksioni i “House of Cards”, ku Spacey luante rolin kryesor të Frank Underqood, njoftoi pezullimin e serialit të njohur.

Tv Klan