Të tjera lëkundje tërmeti janë regjistruar sërish mbrëmjen e së shtunës në Shqipëri.

Raportohet se në orën 21:53 janë shënuar lëkundje me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter. Epiqendra e tërmetit ishte në Detin Adriatik 39 kilometra nga Tirana dhe 22 kilometra nga Shijaku.

Ndërkohë, gjatë gjithë ditës së shtunë intensiteti dhe magnituda e tërmeteve të rëna ka qenë në zbritje.

Që prej mëngjesit të 26 Nëntorit, kur vendi u godit nga një tërmet 6.3 ballë, janë shënuar plot 1260 nëngoditje të tjera sizmike.

Sipas sizmologëve trendi i tyre ka ardhur në rënie, çka dëshmon se vala sizmike po shkon drejt shuarjes./tvklan.al