Të tjera lëkundje tërmeti janë regjistruar këtë të hënë. Qendra Europiane Sizmologjike raporton se në orën 15:53 është shënuar një tërmet me magnitudë 3.6 të shkallës Rihter.

Epiqendra e lëkundjeve ka qenë në një thellësi prej 5 kilometrash në detin Adriatik dhe 46 kilometra nga Tirana dhe 30 kilometra nga Durrësi.

Në orën 15:45 Qendra Sizmologjike kishte shënuar një tjetër tërmet me magnitudë 3.1 të shkallës Rihter. Edhe në këtë rast epiqendra ishte në detin Adriatik.  /tvklan.al