Të tjera pamje apokaliptike

Të tjera pamje apokaliptike

09:48 20/09/2019

Këto pamje prekëse tregojnë kafshët e etura dhe të lodhura nga vapa, që marrin frymën e fundit pasi burimi i vetëm i ujit avulloi… Imazhet u kapën në Liqenin Ngami, në Okavango të Botsvanës. Ky rajon po përjeton thatësirën më të rëndë në dekada.

Fotot sjellin grupe të mëdha kafshës të ngordhura nga dehidratimi, ndërkohë që thatësira e ashpër ka shkatërruar rajonin.

Në to mund të shihet një tufë hipopotamësh të kequshqyer, të cilët ndodhen në një prej të pakta vendeve me baltë që kanë mbetur. Një tjetër imazh tregon një kalë që tenton të dalë nga balta e tharë, në përpjekje për të gjetur ujë.

Ndonëse askush nuk është i sigurt nëse tharja e liqenit ka ardhur si pasojë e drejtpërdrejtë e ngrohjes globale, liqeni Nagami nuk ishte tharë gati i gjithë prej 40 vjetësh.

Ky liqen është një prej shumë trupave ujorë që janë zhdukur si pasojë e thatësirë së egër që ka prekur hemisferën jugore./tvklan.al

Delta
LAJMET

Të ngjashme

AZHBR
UKT
UKT
Doktori