Nuk kanë të sosur telashet për Kevin Spacey-n. Pasi u hoq nga kasti i serialit “House of Cards” dhe nga roli protagonist i filmit pretendent për Oscar, “të gjithë paratë e botës”, aktori Holliwoodian akuzohet për ngacmim seksual nga shkrimtari Ari Behn, ish-dhëndri i Mbretit të Norvegjisë.

Ai tha se gjatë ndarjes së çmimit Nobel për paqen në vitin 2007, Spacey i ishte ulur pranë, kishin biseduar gjatë dhe më pas aktori e kishte prekur në pjesët intime. Shkrimtari norvegjez i shtohet listës së gjatë të meshkujve, shumica aktorë, që kanë denoncuar ngacmime seksuale nga fituesi i çmimit Oscar.

Pas Kevin Spacey-t, një tjetër emër i madh i kinemasë u përfshi në skandalin e ngacmimeve, Dastin Hofman. Ai akuzohet nga një aktore se në vitin 1984, gjatë xhirimeve të një filmi, e ka detyruar të zhvishet dhe e ka dhunuar.

Skandali i ngacmimeve seksuale në Holliwood shpërtheu pas denoncimit ndaj producentit të njohur Harvi Ueinstein, i cili tashmë rrezikon burgun për akuzën e përdhunimit.

Dhuna ndaj grave ka marrë një vëmendje të veçantë kryesisht në SHBA. Pak ditë më parë Revista Time zgjodhi personazh të viti, lëvizjen “MeToo”, një nga të parat që denoncuan dhunën ndaj gruas.

/Tv Klan